Kronikë

Arrestohen dhjetë shpërndarës kokaine në Itali, mes tyre dhe shqiptarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:06 - 09/06/21 |
Opi Nion

Dhjetë persona janë arrestuar nga Policia italiane pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Konkretisht në pranga kanë rënë pesë italianë, dy rumunë dhe tre shqiptarë.

Ata ishin përshtatur  nga sipërmarrës në shitës kokaine e heroine, ndërsa drogën e ruanin në banesa e ferma që kishin në pyll.

Për të mbikëqyrur gjithçka, sipas hetimeve, ishte një shqiptar 42-vjeçar, i cili i kishte siguruar klientët e tij se nuk do të kishin probleme me policinë.

Ndërkohë, drejtuesit e këtij grupi kriminal ishin dy italianë: P.S 23-vjeç dhe V.M 29-vjeç./ Opinion.al

Pas