Bota

Qëlloi me shuplak Macron, gjenden armë në shtëpinë e agresorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:58 - 09/06/21 |
Opi Nion

Ditën e djeshme presidenti i Francës, Emmanuel Macron u përfshi në një incident teksa po takonte qytetarët. Ai u qëllua me shuplak nga një qytetarë, i cili u ndihmua dhe nga një person tjetër.

Policia ka ndaluar dy agresorët si dhe ushtruar kontroll në banesat e tyre. Grupi i hetuesve bën me dije se ka gjetur armë dhe një kopje të tekstit antisemit të Hitlerit, Mein Kampf, në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve të arrestuar për sulmin ndaj kreut të Elysee.

Dy agresorët e moshës 28 vjeç, u arrestuan jashtë një konvikti në Francën jug-lindore, ndërsa shtëpitë e tyre u kontrolluan pas sulmit në Tain-l’Hermitage.

Libri dhe armët thuhet se u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit që filmoi sulmin ndaj Macron. Midis armëve që raportohet se janë gjetur në shtëpinë e tij janë; një shpatë, një kamë dhe një pushkë koleksionisti, për të cilat ai nuk kishte leje.

Zëdhënësi i Macron mohoi raportet se ai ishte paralajmëruar nga rojet e sigurisë që të mos iu afrohej atyre./ Opinion.al

Pas