Kronikë

Arrestohen babë e bir, shpërndanin lëndë narkotike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 18/02/20 |
xhu lia

Një baba dhe djali i tij kanë  rënë në prangat e policisë në Durrës pasi shpërndanin lëndë narkotike. Sipas njoftimit të policisë 57-vjeçari me iniciale I.Ç dhe 29-vjeçari me iniciale B.Ç me banim në Durrës janë arrestuar në flagrancë pas gjetjes së lëndës narkotike të llojit kokainë në banesën e tyre.

Pas kontrollit në banesën e 29-vjeçarit I. Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volkswagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Pas