Kryesore

Meta takim me Bashën, ja çfarë i kërkoi Presidenti kreut të opozitës


               Publikuar në : 11:51 - 18/02/20 |
Al Do

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot kreun e opozitës Lulzim Basha.

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha. Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare. Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.”, shkruan ai.

Dy ditë më parë presidenti Meta hodhi akuza të reja në drejtim të kreut të KED, Ardian Dvorani dhe akuzoi Kuvendin për grusht shteti për veprimet sipas tij anti-kushtetuese.

LEXO EDHE – Presidenti Meta publikon prova të reja kundër Dvoranit

LEXO EDHE – “Si e gënjeu Kuvendi Komisionin e Venecias”, Meta publikon letrën e KED

Ndërsa mbrëmjen e djeshme në një studio televizive ai tha se është i përgatitur për çdo skenar. “Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar”, deklaroi Meta. /Opinion.al

LEXO EDHE – “Kushtetuesja”, Ilir Meta: Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do…

Pas