Kronikë

Armë dhe drogë, në pranga dy të rinj


               Publikuar në : 15:41 - 11/09/19 |
el ida

Dy persona janë arrestuar, ndërsa një armë zjarri pistoletë, armë të ftohta si dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis u sekuestruan nga policia në përfundim të operacionit “Aleati 2”.

Në pranga kanë rënë 33-vjeçari E. D., 33 vjeç dhe 25-vjeçari E. B.,, të dy banues në Yrshek të Tiranës.

Policia njofton se pas informacioneve të marra, i ka konstatuar dy të rinjtë në një lokal në zonën e Yrshekut, ku dhe ka ushtruar kontrollin fizik, në përfundim të së cilit u kanë gjetur armët dhe sasinë e drogës./Opinion.al

Pas