Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli/ Vajza e sëmurë: Solla në jetë fëmijën e përdhunuesit, s’mund ta rris

2016/10/11 at 9:10 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E mitura braktis foshnjën në maternitet

Eshtë 24 vjeç dhe e sëmurë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë 8 ditë më parë, por nuk është në gjendje ta rrisë. Paola Korritari nga qyteti i Korçës vuan nga probleme mendore dhe është përdhunuar 9 muaj më parë, ku ka mbetur edhe shtatzënë. Ajo thotë se s’ka guxuar të denoncojë dhunuesit, pasi ata e kanë kërcënuar me jetë duke i thënë: “Po hape gojë do të të vrasim dhe të hedhim në kanal”.


Historia e trishtë e Paola Korritarit vjen në vemendje si një apel nga institucioneve. 24 vjeçarja deklaroi dje se nuk mund ta rrisë të birin, pasi është e sëmurë dhe jeton së bashku me nënën e saj në kushte mizerabël në një shtëpi gërmadhë. Përmes lotëve, 24-vjeçarja, banuese në lagjen nr.5 të qytetit juglindor, tha për “Gazeta Shqiptare” se djali i saj po vdes nga uria dhe i ftohti, ndërsa drejtuesit e Shtëpisë së Foshnjës e kanë përzënë duke ia përplasur derën në fytyrë.

Intervista

Si e mësuat që kishit mbetur shtatzënë dhe ku është babai i fëmijës?

Unë nuk e dija që kisha mbetur shtatzënë, por mendoja se isha shëndoshur. Për shkak të shqetësimeve shëndetësore, shkova për vizitë në spital dhe aty mësova se isha shtatzënë. Babain e fëmijës nuk e njoh, pasi me mua kanë abuzuar seksualisht persona të ndryshëm.

Keni bërë denoncim në polici ndaj personave që kanë abuzuar me ju?

Jo, nuk kam bërë denoncim. Nuk mund të shkoj në polici, sepse kam frikë se më vrasin. Janë shumë meshkuj të moshave të ndryshme që kanë abuzuar me mua. Ata më thoshin mos thuaj asgjë, pasi në të kundërt do të të vrasim dhe të hedhim në kanal. Kam shumë frikë prej tyre, sepse nuk kam asnjë njeri të më mbrojë. Kam vetëm nënën e sëmurë, me të cilën jetojmë në një shtëpi është gërmadhë pa drita dhe pa ujë. Ndërsa, tani jam e terrorizuar për fatin e foshnjës sime 7-ditëshe. Fëmija është i sëmurë dhe unë nuk e mbaj dot.

Përse thoni kështu?

Përveç kushte të këqija ekonomike, unë jam e sëmurë. Nuk mund ta rrisë fëmijën tim, pasi jam me probleme mendore. As nëna ime nuk e mban dot, pasi dhe ajo është e sëmurë. Për këtë vendosëm ta çonim foshnjën në jetimoren e Korçës. Plotësuam dokumentet që duheshin dhe bashkë me nënën shkuam tek drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës.

Çfarë ju tha drejtoresha e Shtëpisë së Foshnjës?

Ajo nuk pranoi të na takonte, na nxori jashtë. E përsëris, unë s’kam asnjë mundësi ta mbaj. U jam përgjëruar drejtuesve të jetimores që të mbanin djalin atje, pasi s’ka ngrënë asgjë. Ai është i sëmurë nga i ftohti dhe nga verdhëza.

Cili është apeli juaj?

Nëse nuk e pranojnë fëmijën tim në jetimore, ai do të vdesë (qan). I kërkoj ndihmë shtetit të marrë masa para se humb djalin. Është e tmerrshme të të vdesë foshnja nga uria dhe i ftohti.

korce

Etiketa: APELdenoncimdhunefemijekorcendihmePaola Korritari


Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Horoskopi, 6 Qershor 2016

Horoskopi 11 Tetor 2016

Video/ Darkë mbretërish. Si u përgatit tryeza e dasmës së Prncit

Video/ Darkë mbretërish. Si u përgatit tryeza e dasmës së Prncit

Lamtumirë diell nga sot mbizotërojnë vranësirat

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 tetor2016
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}