Aktualitet

Apeli i GJKKO-së jep vendimin për gjyqtarin Luan Dacin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:34 - 08/03/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Luan Dacin, gjyqtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në Shkallën e Parë, Daci u fajësua për “falsifikim të dokumenteve” dhe u dënua me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 12 muaj shërbim prove, vendim që mbetet në fuqi.

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka fshehur një shkarkim nga detyra në vitin 1997, , në dy momente, gjatë plotësimit të formularit për aplikim, por edhe gjatë marrjes në pyetje në komisionin Ad-Hoc të ngritur nga Kuvendi.

Por vetë gjyqtari Luan Daci i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka falsifikuar asnjë dokument, dhe kishte kërkuar pafajësi dhe pushim të çështjes, pasi sipas tij nuk ka kryer vepër penale./Opinion.al

Pas