Aktualitet

U largua nga PS, e fundit në listën e LSI ish-drejtoresha e tatimeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 08/03/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar listat e kandidatëve në 12 qarqe të vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Sikurse kishte bërë me dije edhe më herët kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi do të kandidojë në tre qarqe, në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Ndërkohë, vërehet se e fundit në listën e Tiranës, në vendin e 36-të është listuar Brisida Shehaj,  e njohur si ish-drejtoresha e Tatimeve gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama.

Shehaj u largua nga PS dhe mbajti qendrime të forta kundër qeverisë gjatë muajve të fundit duke kaluar me LSI-në.

Ajo tha se u largua nga Partia Socialiste pasi socialistët e vërtetë nuk përfaqësohen më nga Partia Socialiste dhe se “klani rilindas” e ka keqpërdorur pushtetin për interesa të ngushta./Opinion.al

Pas