Aktualitet

Gjoni nuk kandidon për deputet: E shoh veten të dobët në zgjedhje të blera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 08/03/21 |
Opi Nion

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, nuk do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti, ditën e sotme gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.

 “Forcat e NATO-s bëjnë mirë të hynë dhe të qëndrojnë në Shqipëri për disa kohë. Shqipëria ka nevojë dhe për forca efektive të DEA-s, FBI. Ka nevojë të pastrohet dhe mbrohet. Kjo ishte Shqipëria që donit? Shqipëria që duam? Kjo është Shqipëria që duan socialistët, jo Shqipëria që duam ne. Shqipëria e tyre është e kapur nga paratë e pista të krimit. Në Shqipërinë e tyre ti o shqiptar nuk voton dot i lirë prej presionit. Në Shqipërinë e tyre ti o shqiptar nuk të numërohet vota, thjesht do të shpërndahet. Ti nuk zgjedh dot, thjesht sa hedh votën. Kjo është Shqipëria të nderuar të tre staneve, që përfaqësojnë njerëz si Kalo dhe shumë njerëz të aftë profesionistë. Për ta pastrit dhe të pavarurit nuk ka vend. Për ata që lëpihen për një vend në lista ka vend. E kanë gabim raportet ndërkombëtare që e quajnë Shqipërinë demokraci hibride, jo e kanë gabim, kemi demokraci tribale. Më vjen të plas me veten, kur shoh se sa energji negative gjëndërohet në këtë vend, në vendin tim. Për të shuar kureshtjen e shumë miqve, dashamirësve. Mendoja se vendimi më i vështirë ishte marrja e mandatit në këtë parlament, por qenka më e vështirë të mos vendosësh të mos kandidosh, qenka tmerrësisht e vështirë”,, tha Gjoni.

Më tej ai theksoi se opozita parlamentare ndërmori disa kauza, siç ishin hapja e listave, ndryshimet kushteutese, por sërish sipas tij mbetet një problem listat dhe në këtë sistem dhe garë të cilën e quajti të paracaktuar nuk e ndjen veten të fortë për të kandiduar.

“Ne kemi bërë gjëra të rëndësishme këto dy vite, kemi ngritur kauzën e largimit të numëruesve partiak, kauzën e listave të hapura. Sfumuam marrëveshjen e 5 qershorit, që hodhën hapin e parë për hapjen e listave. Më vjen të qesh kur shoh kolegët e mi socialistë të gjithë në pikëpyetje, a do jenë apo jo në listat e bajraktarit? Asnjë nuk e di, ky është sistemi, njëlloj si në 2017. Prapë me renditje listat, prapë me numra. E pra në këtë sistem, unë të nderuar kolegë të opozitës nuk e ndjej veten mjaftueshëm të fortë për të marrë pjesë në një garë të paracaktuar dhe të blerë. Votën e diasporës e ndalon, e shkel me këmbë. Ku është vota e tyre? Dilte Taulanti e thoshte ne kemi një kusht? 1.2 milionë shqiptarë nuk kanë të drejtë të votojnë. Pse? Sepse ju keniu frikë, nga vota e lirë dhe e pavarur e shqiptarëve. Për ata shqiptarë që unë besoj se janë më të lartë se 2017 unë i ftoj nëse nuk do ia jepni votën forcave të reja, ju ftoj të shkoni të votoni dhe të abstenoni. Futeni një kryq fletëve të votimit. Qytetarët shqiptar duhet të votojnë dhe atë që quhet votë e bardhë, në mungesë të kësaj, shkoni votoni kryq që këta ta kuptojnë se sa shumë shqiptarë janë të mërzitur me këtë klasë politike. Drejtësia do të vijë në këtë vend, me ndihmën e Amerikës dhe ata që e duan Shqipërinë, jam skeptik por besoj se do të ndodhë”, tha Gjoni./Opinion.al

Pas