Kronikë

Apeli i GJKKO paralajmërim Shullazit:Gjykoheni pa mbrojtje nëse mungojnë avokatët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 17/11/21 |
Opi Nion

Nëse avokatët mbrojtës nuk do të paraqiten në seancë për vazhdimin e procesit, gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe Glimando Danit, do të vijojë pa mbrojtje. Abc news raporton se ky paralajmërim është dhënë sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Apeli prej të paktën dy vitesh nuk ka arritur të nisë gjykimin e 5 të pandehurve të dënuar në shkallë të parë me 54 vite burg në total për akuzat e gjobëvënies dhe grupit kriminal, kjo për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lartë gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

Kujtojmë se gjyqi për Shullazin dhe Danin është shtyrë vazhdimisht. Ky vendim i apelit synon pikërisht të zhbllokojë procesin i cili nëse vazhdon me shtyrje, pritet të tejkalojë afatet e një gjykimi normal./Opinion.al

Pas