-U tha në Opinion

Analiza e studiuesit, si e ndikon sistemi numrin e deputetëve në Parlament


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:22 - 16/01/20 |
Al Do

Studiuesi i shkencave politike, Endri Shabani sqaroi sot në emisionin Opinion se si mund të ndryshojë numri i deputetëve në parlament në varësi të sistemit zgjedhor. Si fillim ai vuri në dukej se sistemi aktual ka një disbalancë mes votave të marra nga partitë dhe numrit të deputetëve.

Në 2017 Partia Socialiste dhe Partia Social Demokrate kanë marrë 780 mijë vota ndërkohë që të gjitha partitë e tjera opozitare kanë marrë 800 mijë vota, 20 mijë vota më shumë që janë 51% e votave. Pra ka më shumë vota kundër Ramës se sa vota pro Ramës.

“Kjo e konvertuar në sistemin proporcional rajonal që ne kemi sot në mandate ka prodhuar 75 mandate, 74 mandate për PS dhe 1 mandat për PSD dhe 65 mandate për të gjitha partitë e tjera opozitare

“Asnjë sistem nuk i prodhon 100% njësoj  forcën që ka një parti në elektorat me atë në parlament. Ky sistem që kemi e kanë lënë Ramën në pushtet në një mazhorancë shumë të madhe dhe i ka lënë të gjitha partitë e tjera në opozitë me më pak se gjysmat e votave. Sikur ta ndryshojmë nga proporcional rajonal në proporcional kombëtar pa ndryshuar asgjë duke mbajtur të njejtën formulë dhe të njëjtin prag zgjedhor PS humbet 4 mandate dhe kalon në 71 mandate 69 mandate i kalojnë koalicionit opozitar.”

Të gjitha votat që copëzohen rajon më rajon mblidhen bashkë dhe bëjnë 4 deputetë. Sikur ti ndryshojmë formulën proporcionalit kombëtar nga d’hond në Sainte Langue po ta mbajmë pragun do ishim 70/70.

Nëqoftëse do të heqim pragun zgjedhor 3% do të ishim 69/71. Kjo është më e përafërt me forcën elektorale. /Opinion.al

Pas