Kronikë

Ambulanca përplaset me trailerin dhe përfundon në kanal, tre të plagosur


               Publikuar në : 11:56 - 07/12/19 |
el ida

Një aksident është regjistruar sot në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak”, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Mësohet se një autoambulancë e spitalit të Beratit ka përfunduar në kanal pas përplasjes me një mjet trajler me targa bullgare, i cili furnizonte një biznes privat në Berat.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar drejtuesi i autoambulancës, infermierja dhe i sëmuri që ndodhej brenda në mjetin spitalor. Ata u dërguan në spitalin rajonal të Beratit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Pas