TIRANË- Duke folur për ligjin e dekriminalizimit, deputeti demokrat Eduard Halimi tha nga salla e Parlamentit se ambasadorët i kanë dorëzuar mazhorancës dhe opozitës dosjet e deputetëve me rekorde kriminale.
Ai tha se opozita është e vendosur për të miratuar këtë ligj. “Kemi vullnet, dekriminalizimin e politikës. Ky ligj ka dy objektiva; E para të prishë kontratën me krimin dhe të largojë largimin e menjëhershëm të personave me rekorde kriminale nga administrata. Duhet vullnet politik për të prishur kontratën me krimin”, tha ai.