Aktualitet

Alibeaj: Shumë shpejt deklarojmë kandidaturat për të gjitha bashkitë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:35 - 04/11/22 |
Opi Nion

Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve të PD-së që u zhvillua pasditen e kësaj të premteje në Fier.

Alibeaj tha se ky takim kishte dy qëllime kryesore. E para lidhet me informimin për situatën në PD lidhur me negociatat e deputetit Bardhi dhe Palokës për daljen në zgjedhjet vendore 2023 me kandidatë të përbashkët ndërsa qëllimi dytë lidhet me riorganizimin e degëve dhe identifikimin e kandidaturave për kryetar bashkie.

Sipas Alibeaj, shumë shpejt do deklarojë kandidaturat përkatëse për të gjitha bashkitë në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

“Sot mbledhja me Kolegjin e kryetarëve të PD së bashku me kryesinë e PD kishte 2 qëllime. Qëllimi i parë ishte informimi për të gjitha zhvillimet e fundit që ishte dhe synimi ynë i sinqertë për daljen tonë me një kandidat të përbashkët, informimi i formulës që ofruam në takimet e zotit Bardhit me zotin Paloka si dhe vendimin e fundit pas takimit të Bardhit me Palokën  pas qëndrimit që ne morëm. Ishte e udhës sot që jo vetëm të informonim. Qëllimi i dytë ishte fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake. Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat përkatëse për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit”, tha Alibeaj.

Pas