Pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar ka reaguar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur akuza ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Kjo aleancë e akuzon ambasadorin Soreca se ka pasur një takim me gjyqtaren Vitore Tusha, ditën e seancës për çështjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca ka ngritur dyshime se ambasadori i BE ka ushtruar ndikim te gjykata në favor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas news 24, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thënë se do të kërkojë shpalljen “non grata” të ambasadorit Soreca./Opinion.al