Aktualitet

Shtyhet seanca në KQZ,ja ç’kërkoi avokati i kryebashkiakut të Mallakastrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:25 - 30/06/21 |
Opi Nion

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë ditën e sotme seancën për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Bëhet me dije se të premten do të mbahet seanca e radhës pasi avokati i kryebashkiakut ka kërkuar një mbrojtje sa më efektive me prova dhe dokumentacionin verifikues ng Prokuroria e Përgjithshme.

Kujtojmë se Qerim Ismailaj rezutloi i dënuar me 3 vite burg në mungesë në Greqi për konflikt në kohën kur ishte emigrant. Teksa ky rasti i tij u denoncua nga PD, teksa Ismailaj nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

AVOKATI: Jemi njoftuar për tu paraqitur sot në këtë seancë në orën 11, për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të kryebashkiakut të Mallakastrës.

Po ën datën 30.06. në kushtet që jemi njoftuar, pavarësisht se kemi bërë dhe një kërkesë pranë PP për të vënë në dispozicion dokumentin.

Do të doja një mbrojtje sa më efektive. Dua kohë të paraqes mbrojtjen me shkrim. Më mjafton edhe 1 ditë sa për të marrë. Nëse ju e vlerësoni.

CELIBASHI: Mirë dakord do të pranojmë kërkesën tuaj. Të premten në orën 11:00.

Pas