Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albania for Hillari

2016/08/03 at 2:41 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Zonja e parë

Nga Kozeta Turishta (Nju Jork)


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përjetojnë një histori jo shumë të zakonshme.

Bëhet  fjalë për  kandidimin e Hillary Clinton , kandidates zyrtare të nominuar nga një  prej partive  më të mëdha në vend, e pikërisht të Partisë Demokratike. Sa herë emri i saj përmendet, kemi thënë gjithshka, duke      qenë se ajo është  e vetmja femer e cila jo vetëm bëri histori në këto zgjedhje të sivjetshme , por  pa frikë mund të quhet një grua me potencial të jashtëzakonshëm.

Sa herë ajo n’a drejtohet nga foltorja e saj e politikës, aq herë  me forcën e saj të fjalës na bind për një mijë e një qind arsye pse duhet t’a votojmë.

Hillary Clinton, është një bekim i padiskutueshëm për vetë Amerikën, por dhe për të gjithë botën. Ajo është  modeli më i mirë, më i denjë dhe  një përfaqësuese dinjitoze nga gjitha pikëpamjet  për të përfaqësuar  Amerikën, por dhe botën, me sharmin e saj dhe mendjen e ndritur që e karakterizon.

Unë sot do shkruaj më shumë si femër dhe për femrat, për të drejtat e tyre, për mbrojtën dhe barazisë gjinore. Të gjithë e dimë , dhe kemi  dëgjuar në çdo deklaratë që është pikërisht  Hillary ajo e cila ngre  zërin për mbrojtën e gruas, për hartimin e politikave pro tyre, që asgjë mos t’i cenojë.

Hilari, kjo grua  sa e fortë  aq edhe e  sinqertë është e  vendosur të punojë  në dobi të gruas, kundra diskriminimit të femrave dhe të gjitha nënave kudo që ato janë. Ajo është e vendosur  të bëjë të mundur që të gjitha pa dallime mes tyre, të gëzojnë të drejta, mundësi të barabarta, pagesa dhe respekt. Ky është thelbi kryesor dhe kyç të cilin  Hillary e quan një punë që do shumë dashuri, vullnet dhe vendosmëri për t’u realizuar, dhe pse znj. Clinton, e ka treguar bujarinë, e fisnikërinë e saj ndër vite me mbeshtetjen që I ka dhënë fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke i shkolluar, e duke i dhënë mundësi të madhe për t’i përmbushur dhe për të bërë ata që të gëzonin jetën si të barabartë me fëmijet e tjerë, e për mos harruar pajisjen me sigurimet mjekësore për të gjithë, duke i kthyer buzëqeshjen dhe shpresën për një të ardhme dhe jetë më të bukur seç mund t’a kishin.

Të luftosh për të drejtat e njeriut, kryesisht atë të grave e fëmijëve, mbetet një ideal më vete, që shumë pak politikanë mund t’a kenë të përfshirë në programet e tyre të qeverisjes.

Hillary Clinton, vjen me një kauzë të qartë, e të  ndershme në atë që thotë, kërkon dhe  premton, pasi ajo e ka treguar ndër vite zgjuarsinë që e karakterizon vetëm për punë të mira që kur ishte Senatore e Shtetit të Nju-Jorkut, apo Sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me rolin e saj ajo ka shkëlqyer duke përfaqësuar me vlera të mëdha jo vetëm vendin e saj, dhe popullin amerikan, por dhe vet politikën duke u kthyer në modelin dhe ikonën më të dëshiruar të femrës e cila aspiron për arenën politike të së nesërmes.

Nëse do që të bësh një krahasim se me kë mund të përafrohet Hillary, është tepër e veshtirë, për të mos thënë e pamundur, t’i ngjajë dikush për nga dominanca dhe intelekti i saj. Kur e mendon thellë, e vetmja femër në botë është Margaret Thatcher, ish kryeministre e Britanisë së Madhe, me të cilën ajo ka  një ngjashmëri shumë të përafërt në shumë dimensione, që nga personaliteti, forca e saj si grua, dhe aspirimi i saj në hartimin e qeverisjes me të ardhur në pushtet.

Margaret Thatcher, njihej për modelin e saj dhe natyrën e hekurt duke e pagëzuar si ‘Iron Lady’, një grua e hekurt. Ky epitet do ti shkonte më së miri dhe figurës së Hillary Clinton, jo vetëm si një grua fisnike, plotë klas e sharm, si një nënë model për vajzën e saj Chelsea, si një bashkëshorte që bën të ndihet aq krenar të shoqin, familjen, shoqërinë, por dhe për të njohur e të panjohur, të gjithë amerikanët, e shumë qytetarë të shteteve të tjera të botës e të  europës.

Jam shumë koherente me simpatizantët e të dyja partive, asaj Republikane, dhe Demokratike. Siç e kërkon dhe rregulli, dikush ka më shumë ose më pak dashamirësi ndaj kandidatit të tyre të dëshiruar, dhe me sinqeritetin më të madh, kudo jam, e kudo shkoj me miq, apo dhe thjesht kalimtarë , dëgjoj me një ndjenjë shprese që Amerika  më në fund po ndjen bekim. Për të  po fryen era e së ardhmes, e së drejtës, e lirisë, e sigurisë.

Sa shumë optimizëm ndjehet për  kandidaturën  që do mbetet një histori përjetë, sepse me Hillary Clinton Amerika është më e sigurt  dhe  bota më e qetë nën kujdesin e veçantë të Zonjës së madhe. Është pikërisht programi I saj I cili ka objektiva të qarta  dhe të verteta, i cili  pritet të bëhet  realitet në funksion të së mirës së vendit, për një ekonomi më solide, për mundësi më të mëdha punësimi.

Puna e vazhdueshme e Znj.Clniton ka qenë kolosale  përsa i përket të drejtave të grave, pasi  asnjë kandidate tjetër femër në botë nuk ka arritur të bëë  sa Hillary Clinton. Vetëm gjatë periudhës kur ajo mbante postin  si Sekretare Shteti, ajo  ka investuar në shifra marramendëse për t’i ardhur në ndihmë shteteve të tjera në realizimin e sistemit shëndetësor, ashtu sikurse ka investuar miliona dollarë për edukimin e grave dhe vajzave të reja kudo nepër botë.

Gratë, mbesin problemi më i madh kudo nëpër botë, Ato gëzojnë shumë pak të drejta , e shumë pak prej tyre përfaqësuese të politikës së jashtme kanë arritur të ngrenë zërin apo të bëjnë diçka konkrete për mirëqenien e tyre.

Do të dëshiroja të ndaloja  tek ‘Konferenca e Katërt Botërore për Gratë’ para disa vitesh, ku besoj gjithsecili e kujton mjaft mirë fjalimin e famshëm të Hillary për “Gratë” – ‘Women’s rights, are human’s right’ – “Të drejtat e grave, janë të drejtat njerëzore”,  fjalim I cili  na bën të reflektojmë e t’a mendojmë mirë që vota jonë është e shenjtë, e duhet të dimë sesi t’a hedhim për të ndryshuar jo vetëm fatin e vendit, por fatin tone dhe të fëmijëve tanë.
Shqipëria  ka një marrëdhënie të lidhur ngushtë përjetësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si në rolin e demokracisë së sotme, ashtu dhe në  shumë reforma të ndërmarra për të mirën e vendit dhe popullit shqiptar, duke mos lënë pa përmendur për asnjë çast  luftën e Kosovës. Roli I çiftit Clinton, veçanërisht i Presidentit Bill Clinton, mbetet i pashlyer, për atë cfarë ai ka bërë në ato vite të vështira për Kosovën, me nje rebel të pa etur për pushtet siç ishte Milosheviç, i cili me pahir donte të mbante peng vendin dhe popullin e Kosovës.

“Ju keni vuajtur mjaft. Unë nuk dua që dikush tjetër të humbë një krah ose një këmbë ose një fëmijë për shkak të një mine tokësore.” — kjo është një nga shprehjet e vet Bill Clinton përgjatë rolit të tij diplomatik në Kosovë, në periudhën e luftës, ku ai ka parë njerez të dëbohen nga shtëpitë, familjet e tyre, të vriten, e të prehen nga regjimi shtypës i tiranit serb Sllobodan Milloshevic.

Ndaj Kosova  dhe Shqipëria, kurrë nuk mund të fshijnë nga kujtimet e tyre kohën më të vështirë të luftës më të ashpër ku kanë vdekur gra e burra,  madje dhe nëna me  fëmijë në krahë.

Shqiptarët, i janë mirënjohës përjetë Bill Clinton-it, sa të gjithë e njohim për mikun më të madh, më të dashur, e më besnik të Shqipërisë e Kosovës. Në nderim të tij, në Bulevardin që mban dhe emrin e tij në Prishtinë, qëndron Statuja e z. Clinton 3 metra e gjatë. Kjo statujë është punuar me shumë  dashuri, përkushtim, e mirënjohje  dhe do të mbesë përgjithmonë në historinë e këtij shteti. Si shenjë të dashurisë dhe mirënjohjes së përjetëshme shumë familjarë kanë dëshiruar që fëmijëve  , kryesisht djemve t’i vënë emrin  Bill, apo Clinton.

Një gjë është e sigurtë “Pas një mashkulli të suksesshëm qëndron një grua e fortë”  ndaj dhe  Billi ka qënë i bekuar të kishte përkrah një Grua si Hillary, ku dashuria e njerëzve për të është e pakufi . Kjo gjë u shpërfaq më së miri dhe nga  shqiptarët. Vetëm  pak muaj më parë në qytetin e bukur të Shqipërisë -Sarandës, fansa, dashamirës, e simpatizantë të znj. Clinton, kanë vendosur  bustin e saj, pasi me  përulësi i janë mirënjohës për rolin e saj dhe të shoqit, duke I konsideruar si  miqtë e vertetë në të mirë e në të keq të vendit tonë.

Unë padiskutim kam ndjekur Konventën Kombëtare Demokratike, para disa ditësh, të gjitha fjalimet, e të gjithë folësit, si dhe artistë, këngëtarë, aktorë, muzikantë, etj…
Ajo çfarë më bëri më shumë përshtypje dhe më tingëlloi më bukur ishtë thënia e së vertetës, ” Strong ëomen, get things done” nga Gabrielle Giffords.

Sepse vetëm gratë e forta, të zonjat, dinë të kryejnë punë, e për këtë ka nevojë bota.

Ajo  çfarë i duhet pikërisht  Amerikës, janë  gra  dhe femra si Hillary, që dinë ku i dhëmb e ku i djeg vendit, popullit, ekonomisë, të cilat hartojnë politika  për mirëqenien sa më të mirë të njerëzve, por dhe të shtresave në nevojë.

Ndërsa Hillary në Konventën e saj, hapësirë me shumë meritë e respekt, i kish lënë të gjitha shtresave  shoqërore  deri tek ata me aftësi të kufizuara që meritojnë po aq të drejta sa ne.  Nga  ana tjetër pamë kandidatin  Republikan Donald Trump I cili  tallej, dhe  i imitonte me doza humori prej karagjozi, këta njerez të vuajtur e të dënuar nga fati e pak nga sëmundja.Çfarë besimi, çfarë të ardhme, çfarë të mire mund të ketë  Amerika me një njeri që të tjerët i trajton si skllevër, kur nuk di gjuhën dhe etikën e komunikimit, nuk njeh respektin ndaj femrave, e ndaj vet popullit të tij.

Të gjithë sëbashku jemi më të fortë , si një shpërblim ndaj miqve tanë familjes Clinton, pasi për Shqipërinë janë të shenjtë, të shtrenjtë, e të dashur pafund. Ndaj j sot më shumë se kurrë kemi kohën në favorin tone. Më 6 Nëntor, kemi mundësinë që  me votën tonë, të tregojmë dhe  dëshmojmë mirënjohjen e  pafundme për të çka  Clintons  kanë bërë për ne. Shqiptarët e kanë në gjak besën, mirënjohjen. Jam besimplotë  se në  ditën e votimeve, ata do j’a shperblejnë mundin dhe  gjithë dashurinë që kanë dhënë për ne. Ndaj një votë është një falënderim e shumë vota tregojnë dinjitetin tonë, që nuk jemi bukëshkalë, e nuk i harrojmë lehtë veprat e mira.

Dëshiroj  që këtë shkrim t’a mbyll me një thënie të Margaret Thatcher “She’s wasn’t lucky, but she deserved it” – pra as Hillary nuk është me fat, thjesht ajo e meriton dhe askush tjetër.

 

Etiketa: albaniahillaryturishta


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Presidenca i përgjigjet PS për datën e zgjedhjeve në Dibër

Presidenca i përgjigjet PS për datën e zgjedhjeve në Dibër

Gjykata liron Ilir Karçinin, porositësin e vrasjes së biznesmenit rival

Gjykata liron Ilir Karçinin, porositësin e vrasjes së biznesmenit rival

Video/ Çmenduria në detin e Velipojës. I jep motorrit të ujit mbrapsht

Video/ Çmenduria në detin e Velipojës. I jep motorrit të ujit mbrapsht

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}