Rajoni

Alarmohet spitali COVID në Selanik, dyshohet për bombë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:59 - 01/12/20 |
Opi Nion

Alarm për bombë është dhënë ditën e sotme në një spital në Selanik, i cili shërben për të kuruar të infektuarit me COVID-19.

Mediat greke raportojnë se njoftimi është marrë nëpërmjet një telefonate kërcënuese në Spitalin Papageorgiou. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat filluan hetimin me ndihmën e TEEM (Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese).

Sipas informacionit, telefonata u bë në numrin 166 dhe personi, ende i paidentifikuar, deklaroi se një bombë ishte vendosur në katin e 3-të të spitalit, i cili ishte në funksion të pacientëve me Covid-19. Vlen të përmendet se hyrja në spital nuk ka qenë e ndaluar e pacientët nuk janë kontrolluar paraprakisht.

Ndërkaq hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al

Pas