Bota

Itali/ Rritet numri i viktimave me COVID, alarmante situata në burgje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:16 - 01/12/20 |
Opi Nion

Italia ka regjistruar sot 19.350 raste pozitive me COVID-19 nga 180 mijë tamponë të kryer.

Numri i viktimave mbetet tejet i lartë, me 785 të vdekur krahasimisht me 672 të 24 orëve më parë.

“Situata është në përmirësim, por kjo nuk do të thotë se është qetësuese”, deklaruan autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të mira vijnë nga rënia e shifrave të të shtruarve dhe pacientëve që janë në terapi intensive.

Ndërkohë, një raport i publikuar së fundmi tregon shqetësim për situatën e përhapjes së pandemisë në burgje. Më shumë se 1 mijë raste janë të evidentuar, që përfshinë të burgosurit por edhe rojet dhe personelin shëndetësor në strukturat e burgjeve, veçanërisht ato në zonat e kuqe si Lombardi dhe Kampanja./ Opinion.al

Pas