Aktualitet

Rezulton fals alarmi për bombë në TEG


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 19/11/15 |
b.f

TIRANE- Një alarm për bombë është dhënë pak pas mesditës në kryeqytet. Nga një telefonatë anonime është pretenduar vendosja e një lënde shpërthyese në Qendrën Tregtare TEG. Policia ka sinjalizuar forcat në terren ka kryer kontrolle.

Pas kryerjes së procedurave policore, autoritetet përgjegjëse kanë arritur në përfundimin se alarmi ka qenë i rremë dhe se asnjëherë nuk ka pasur rrezik për vizitorët e qendrës tregtare. Sakaq klientë të kësaj qendre tregtare që ndodheshin aty thanë për “Opinion.al” se nuk ka pasur panik dhe kanë vazhduar blerjet normalisht.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas