Bota

Alarm për bombë në Capitol Hill, Policia rrethon kamionin e dyshuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:53 - 19/08/21 |
Opi Nion

Alarm për bombë është dhënë ditën e sotme afër godinës së Capitol Hill në SHBA.

Bëhet me dije se autoritetet policore janë përgjigjur menjëherë duke rrethuar kamionin e dyshimtë me autorin brenda që dyshohet të ketë eksploziv.

Autoritetet i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë larg zonës deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

Nga ana tjetër mësohet se kamioni ndodhet tek Biblioteka e Capitol dhe se autori i ka treguar një oficeri se ka bombë teksa në dorë dyshohet se mbante një shpërthyese.

Momentalisht po bëhen negociata që i dyshuari të dorëzohet teksa nuk dihen ende motivet e tij që e kanë çuar drejt një vendimi të tillë./Opinion.al

 

Pas