Kryesore

Akuzat për projektin e “5 majit”, PD: Sali Berisha dhe Edi Rama janë njësoj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:19 - 27/01/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për projektin e “5 majit”, ku tha se është përfitues edhe kryedemokrati, Lulzim Basha.

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, PD thotë se Berisha mashtron për të fshehur lidhjet e familjarëve të tij ndërtuesin në zonën e “5 majit”.

Në këtë reagim theksohet se opozita e vërtet është PD dhe se Berisha e Rama janë njësoj.

Reagimi i PD

Sali Berisha gënjen pa u skuqur e pa u zverdhur. Kur deputetët e PD ishin pranë banorëve kur iu shembën shtëpitë, ku ishte Sali Berisha? Pse Sali Berisha po mbron përmes mashtrimit ndërtuesit e “5 Majit”? Pse ky njeri që merr nëpër gojë këdo nuk guxon as ti përmendë emrin atij që po ndërton vërtet atje? Pse mashtron shqiptarët duke gënjyer për anëtarin e kryesisë së PD Agron Kapllanaj? Sali Berisha mashtron dhe gënjen për të fshehur lidhjet e familjarëve të tij me trafikantin ndërtues.

PD ka bërë kallzim penal për të çuar para drejtësisë Erjon Veliajn për këtë aferë korruptivo-kriminale dhe ju kërkon organeve përkatëse të ndalin menjëherë projektin e pastrimit të parave të pista tek “5 maji”.

Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën./ Opinion.al

Pas