Aktualitet

Akuzat ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës, Prokuroria kërkesë KQZ


               Publikuar në : 12:21 - 14/01/20 |
Opi Nion

Kryebashkiaku u Mallakastrës, Qerim Ismailaj, nis betejën me drejtësinë pas akuzave të Partisë Demokratike se ka fshehur në formularin e Dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi për plagosje.

Lidhur me këto akuza, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon informacion për krybashkiakun e Mallakastrës.

Në kërkesën e bërë nga organi i akuzës, e cila mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela, i kërkohet KQZ formulari i vetëdeklarimit të kryebashkiakut Ismailaj.

 “Na vini në dispozicion formularin e vetëdfeklarimit të Qerim Ismailaj. Kërkojmë përcjelljen sa më parë të këtij formulari”, thuhet ndër të tjera në kërkesën që Prokuroria i drejton KQZ.

Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme është në funksion të hetimit nga Organi i Akuzës për kryebashkiakun, pas denoncimit të PD./ Opinion.al

Pas