Bota

Akuza për terrorizëm, lirohen dy gazetarët turq dhe aktivistja e njohur


               Publikuar në : 14:40 - 17/07/19 |
el ida

Një gjykatë në Stamboll liroi dy gazetarë turq dhe një aktiviste të të drejtave të njeriut nga akuzat për terrorizëm. Tre të pandehurit u akuzuan për përhapje të propagandës terroriste përmes punës së tyre në një gazetë kurde, e cila më pas u mbyll.

Erol Onderoglu, përfaqësues i Turqisë në organizatën ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, Ahmet Nesin, gazetar, dhe Sebnem Korur Fincanci, kryesuese e Fondacionit të të Drejtave të Njeriut në Turqi, u arrestuan në qershor të vitit 2016.

Ata mohuan akuzat, duke thënë se mbrojnë fjalën e lirë dhe se arrestimi i tyre kishte prapavijë politike, dhe ishte presioni hapur ndaj shtypit, ndërsa çështja bëri mjaft bujë në mediat e huaja, organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si dhe tek shoqëria civile turke.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Turqia burgosi gjithsej 68 gazetarë, më shumë se çdo vend tjetër në botë ndërsa  Reporterët pa Kufij, në indeksin vjetor të lirisë së shtypit, e radhisin Turqinë të 157-ën, në mesin e 180 vendeve./Opinion.al

Pas