Aktualitet

Gjykata shpall moskompetencë për mandatin e Bashkisë së Vorës


               Publikuar në : 15:15 - 17/07/19 |
Geljano Fataj

Pas Durrësit, edhe në Vorë proces zgjedhor në 30 qershor është futur në një pikëpyetje të madhe. Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut Agim Kajmakut duke shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes.

Gjyqtarja Ariana Gunbardhi ka theksuar se ankimi kundër këtij vendimi bëhet Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ose në Gjykatën e Lartë, e cila aktualisht është jashtë funksionit pasi ka vetëm dy anëtarë nga 19 qëe duhet të ketë trupa e plotë.

Pak ditë me parë Partia Demokratike i bëri thirrje publike të gjitha gjykatave që të mos i jepnin mandatin kryetarëve të bashkive të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit por deri me tani vetëm këta dy gjyqtarë kanë vendosur të rrezojnë fituesit e zgjedhjeve lokale ndërsa pjesa më e madhe ka dhënë mandatet./ Opinion.al

Pas