Aktualitet

Akuza e Bashës se janë fshehur viktimat e COVID, Pipero: Të hetohen…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 20/11/20 |
Opi Nion

Ka ngjallur reagime të shumta në radhët e qeverisë dhe mjekëve deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili mbrëmë deklaroi në emisionin “Opinion” se qeveria ka fshehur numrin e vdekjeve nga covid.

Lidhur me këtë akuzë, ka reaguar mjeku Pëllumb Pipero, i cili gjatë një interviste për “Neës24” ka thënë se pretendimet e Bashës  nuk janë të vërteta, pasi është e pamundur që të fshihen vdekjet dhe se shkakun e fatalitetit e vendos mjeku.

LEXO EDHE: Basha: Dokumenti nga morgu, nga 923 vdekje Covid janë raportuar 509

“Kjo sëmundje përtej arritjeve ose mosarritjeve e ka bashkëshoqëruese edhe humbjen e jetës. Mjeku plotëson kartelën e pacientin çdo ditë dhe e azhornon atë. Nëse pacienti ka fatin e keq që të ndërrojë jetë përshkruan sëmundjen bazë, sëmundjen shoqëruese dhe shkakun e vdekjes. Në këtë rast është e pamundur që të fshihen vdekjen. Aty janë kartelat mund të hetohen”, tha Pipero.

Më herët mjekët e infektivët mohuan akuzat e Bashës, ndërsa theksuan se pretendimet e kryedemokratit janë të pavërteta. Po ashtu, Rama tha se deklaratat e Bashës kanë tejkaluar politikën dhe se për këtë arsye do i drejtohet nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë./ Opinion.al

Pas