Kronikë

Aksidenti në Durrës, shkon në 2 numri i viktimave, vdes edhe një 13-vjeçar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:50 - 09/02/22 |
Opi Nion

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së martës në Durrës, ku një makinë u përplas me një ciklomotor.

Klan News raporton se ka ndërruar jetë edhe një 13-vjeçar me iniciale D.H, që nga përplasja kishte mbetur i plagosur rëndë.

I mituri u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve.

Në këtë aksident ndërroi jetë një 15-vjeçar me iniciale F.K i cili gjithashtu qëndronte si pasagjer në ciklomotor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, ku një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., përplasi përplasur një ciklomotor me drejtues 15-vjeçarin.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./Opinion.al

Pas