Kronikë

Aksidenti me 4 shqiptarë të vdekur në Itali, zbulohet identiteti i tyre



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 31/10/22 |
Opi Nion

Janë identifikuar katër viktimat me origjinë shqiptare që humbën jetën në një aksident mbrëmjen e së dielës në Itali.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për 22-vjeçaren Shane Hyseni dhe djalin e saj 2-vjeçar Mattias Hyseni si dhe për motrën dhe vëllain e saj, 8-vjeçaren Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni. Mësohet se ata banonin në Reggio Emilia.

Ndërkohë, shoferi i automjetit, bashkëshorti i Shane Hysenit, mbeti i plagosur rëndë dhe momentalisht ndodhet në terapi intensive.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në rrugën Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida.

Drejtuesi i makinës tip “Fiat Stilo”, ishte nisur në drejtim të Sant’Ilario, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi. Policia po heton shkaqet e aksidentit, por sipas të dhënave paraprake mësohet se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi./Opinion.al

Pas