Kronikë

Aksident në Tiranë, makina përplas vajzën 21-vjeçe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:46 - 29/11/21 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar sot në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë 21-vjeçe.

Mësohet se 21-vjeçarja me inicialet E. K., ishte duke kaluar rrugën në vendin e quajtur “Ura e Beshirit” në momentin kur një makinë me drejtues D. K., e përplasi.

Vajza është transportuar në spital dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia deklaron se është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Pas