Kronikë

Iu bë atentat pranë shtëpisë, vdes në spital Pashko Ujka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:11 - 29/11/21 |
Opi Nion

Ka ndërruar jetë në spital, Pashko Ujka, ish-kryetari i komunës së Velipojës. Mbrëmjen e sotme rreth 18:00 atij iu bë pritë dhe u qëllua pranë banesës së tij. Lajmi konfirmohet nga burime për Klan News.

Ai mori një plumb pranë shtyllës kurrizore dhe fillimisht u transportua në spital, në gjendje kritike por nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Ujka humbi shumë gjak dhe pavarësisht thirrjes së familjes për ndihmë për të dhuruar, ai ndërroi jetë rreth orës 20:00.

Pashko Ujka ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës nga viti 2011 deri në 2015, ndërsa po ashtu ka qenë edhe deputet në radhët e PDK (gjatë viteve 2005-2009)./Opinion.al

Pas