Kronikë

Aksident në aksin Milot-Mamurras, makina përplas biçiklistin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:30 - 31/10/21 |
Opi Nion

Një 60-vjeçar që lëvizte me biçikletë në aksin Milot-Mamurras, është përplasur nga një automjet, në vendin e quajtur “Fusha e e Sportit. Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas