Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina përplas për vdekje këmbësorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:43 - 12/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin nacional Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Bulgarec.

Shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al

Pas