Bota

Donald Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në distriktin e Columbias


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:56 - 12/01/21 |
Semiljana Azizi

Presidenti në detyrë Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme  para ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të ri Joe Biden në distriktin e Columbias.

Pas raportimeve nga FBI se grupe terroriste po mendojnë të organizojnë sulme në Washington më 20  janar, por edhe qytete të tjera të vendit, Trump, pas një takimi me zëvendësin e tij, Mike Pence, vendosi me një urdhër ekzekutiv shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nga 11 janari deri më 24 janar.

Mendohet se deri në fundjavë pritet që të kenë mbërritur deri në 6000 personel ushtarak, ndërsa Pentagoni po pretendon ta rrisë këtë numër deri në 13 mijë.

Masa të rrepta janë marrë edhe në godinën e Kongresit, e cila është rrethuar me gardhe metalike, sikurse edhe Shtëpia e Bardhë./Opinion.al

Pas