Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 14/12/21 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 10:25, tek zona e Brrylit në kryeqytet. Policia bën me dije se motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin T. B., 88 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

“Me datë 14.12.2021, rreth orës 10:25, tek Brryli, pranë Iranianit, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas