Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Devoll


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 23/04/22 |
Opi Nion

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Devoll. Paraprakisht bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25 në vendin e quajtur “Ura e Progrit”.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi A.K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin A.H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Më datë 23.04.2022, rreth orës 20:25, në aksin nacional Korçë-Devoll, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Progrit”, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al

Pas