Aktualitet

Aksident me vdekje, makina përplas këmbësoren


               Publikuar në : 09:00 - 13/06/19 |
geliano fataj

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësore.

Përplasja ka qenë e fortë dhe 49-vjeçarja Sadete Bregasi fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin ajonal Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./ Opinion.al

Pas