Kronikë

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësoren


               Publikuar në : 08:30 - 16/08/19 |
el ida

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në superstradën Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur  “Mbikalimi i Patokut”.

Mësohet se një mjet tip Volkswagen ka aksidentuar një këmbësore 54-vjeçare, e cila në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës.

Ajo ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas