Kronikë

Arrestohet 72-vjeçari, tentoi të vrasë me granatë dy vëllezër


               Publikuar në : 09:24 - 16/08/19 |
el ida

Një 72-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Dardhas, në Pogradec pasi ka tentuar të vrasë me granatë dy vëllezër, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku i moshuari nuk lejonte të kalonte fadromën për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona. Si pasojë ai është konfliktuar dhe ka tentuar të vrasë dy vëllezërit, përkatësisht 40 dhe 42 vjeç, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë.

Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, ka pësuar një dëmtim të lehtë, por është jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Pas