Aktualitet

Vijon lirimi i plazhit, nën hetim 7 persona dhe ish-drejtori i Taksave


               Publikuar në : 09:52 - 16/08/19 |
el ida

Policia po vijon aksionin për të liruar vijën bregdetare nga zaptuesit.

Mësohet se në Shëngjin janë liruar 2800 m2 plazh  si dhe janë sekuestruar 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Policia njofton se po procedohen 7 persona për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”, pasi kanë shfrytëzuar hapësirën publike pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje nga Bashkia Lezhë.

Gjithashtu, janë referuar materiale hetimore për ish – Drejtorin e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të paligjshme./Opinion.al

 

Pas