Politikë

Akademia e Kodimit/ Rama: Ambicia jonë, të mbyllim problemet në zyra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 14/10/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e Akademisë së Kodimit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se “Ambicia jonë është që të mbyllim problemet që kanë njerëzit në zyra, për të mos mbajtur radhë të gjatë. Duam të mbyllim sëmundjen e ryshfetit.”

Sipas kryeministrit, përmes shërbimeve online do të krijohen lehtësime për qytetarët.

“AKSH ekzistonte edhe kur ne morëm qeverinë më 2013. Shërbimet online kur morën detyrën ishin 13, ndërsa në dhjetor do jenë mbi 1000. Ambicia jonë është që të mbyllim problemet që kanë njerëzit në zyra, për të mos mbajtur radhë të gjatë. Duam të mbyllim sëmundjen e ryshfetit. Shteti do të shkojë në xhepin e çdokujt, në telefonin e çdokujt e të mos ketë nevojë që të dalë nga shtëpia e të mbajë radhën e të mos presë se çfarë fytyre do ketë administratori i radhës. Administrata ende nuk është në nivelin e duhur, por do jetë më mirë”,-tha Rama./ Opinion.al

Pas