Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit ka vijuar me kritikat ndaj Programit të Partisë Demokratike.
Ahmetaj thotë se me programin e PD, 650 mijë qytetarë pensionistë rrrezikojnë të mbeten pa pension. Sipas tij me këtë program Shqipëria do falimentonte që në vitin e dytë të mandatit të parë.
“Defiçiti i skemës së pensioneve, të rrëzohet dhe të shkojë gati në 800 mln dollarë baraz me kontributet dhe do të thotë që 650 mijë qytetarë pensionistë të rrezikojnë të ngelen pa pension. Këtu nuk po llogaris rritjen hipotetike gënjeshtare që rrëzon reformën me minimalisht me 5%. Është një program tallëse. E mbani mend parullën ‘Me ne fitojnë të gjithë’ të PD-së dhe përfunduan tek Sudja. Është e njëjta gjë, me ne fiton Shqipëria. Programi tregon që me ta, Shqipëria do falimentonte që në vitin e dytë. Dua t’ju kujtoj, e keni parë se çfarë thonë, do sigurojmë tekste falas për nxënësit deri në klasën e 9-të. Pastaj dikush konfuzohet dhe thonë deri në fund të gjimnazit. Ne kemi 2 vjet që paguajmë libra. Është serioze kjo që vjen një parti politike me demek ka menduar një vit e gjysmë për planin dhe nuk ka arritur të bëjë as plan dhe as program dhe vjen me programin e Sudes? Kjo është qesharake. Kjo është mungesë përgjegjësie, por dhe mungesë orësh pune. Është varianti i update-uar i Sudes, që me ne fitojnë të gjithë, por të gjithë shkojnë në greminë”./Opinion.al