Aktualitet

Ahmetaj për Lelin: Ka humbur besimin e partisë, nuk kandidon më


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 01/10/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme, zv.kryeministri Arben Ahmetaj njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë, ka zhvilluar një mbledhje në Pallatin e Kulturës së qytetit bregdetar ku kanë marrë pjesë anëtarë të gjithë rajoneve.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në këtë mbledhje Ahmetaj është shprehur se kryetari aktual i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk do të jetë më pjesë e listave për kryetar bashkie.

Më tej ai ka deklaruar se ka humbur besimi i Dritan Lelit në parti por duhet të shmangen debatet në parti.

Ka humbur besimi i Dritan Lelit në parti, nuk ka më kthim pas në marrëdhënie parti-Dritan, por duhet të shmangim debatet publike”, ka thënë Ahmetaj.

Gjithashtu në mbledhje është diskutuar në lidhje me organizimet e partisë për zgjedhjet e ardhshme vendore./Opinion.al

Pas