Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“A u shpall me vonesë gjendja e jashtëzakonshme?”, çfarë deklaron Meta

2019/11/27 at 3:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“A u shpall me vonesë gjendja e jashtëzakonshme?”, çfarë deklaron Meta

Presidenti, Ilir Meta, ka qenë sot në Durrës pranë familjeve të prekura nga tërmeti ku ka folur për situatën e krijuar. Kreu i shtetit tha se vëmendja duhet të përqendrohet tek personat që janë ende nën rrënoja.

Pyetje: Zoti President, sa e vështirë shfaqet aktualisht situata në vendin tonë? A keni një informacion të saktë se sa është numri i saktë i personave që ndodhen ende nën rrënoja?

Presidenti Meta: Për një numër më të saktë duhet t’i drejtoheni zyrtarisht Ministrisë së Mbrojtjes si institucioni përgjegjës zyrtar. Ajo që është prioritare, e theksoj edhe një herë, është të vazhdohet puna me këmbëngulje deri në fund për të gjetur të gjithë qytetarët tanë që janë nën rrënoja dhe të mos humbasim shpresën për të shpëtuar edhe jetë të tjera, ashtu sikurse ndodhi mbrëmë në mesnatë te ish-hotel Palma i shkatërruar, ku edhe fati na ndihmoi, por edhe puna e ekipeve tona dhe ekipeve të specializuara greke, bëri të mundur që Klajdi 24-vjeçar të shpëtonte mrekullisht. Kjo është kryesorja. Për të tjerat padyshim që do të merren të gjitha masat për t’i rikuperuar këto dëme katastrofike.

Pyetje: Do të kërkojë shumë kohë ky aksion rikuperimi pas këtyre dëmeve?

Presidenti Meta: Padyshim do të bëhet një vlerësim total dhe natyrisht kjo kërkon kohë. Nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimi i njerëzve që janë nën rrënoja. Nevojitet shpresë dhe vendosmëri për të shpëtuar çdo jetë që mundet. Patjetër që çdo gjë do të bëhet në mënyrën më transparente, duke filluar nga përllogaritja e dëmeve dhe angazhimeve. Fakti që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për dy qarqe për momentin tregon që…

Pyetje: A mos është shpallur me vonesë gjendja e jashtëzakonshme? A duhej shpallur menjëherë pas tërmetit?

Presidenti Meta: Fakti që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për dy qarqe është një hap pozitiv i angazhimit në këtë drejtim.

Pyetje: Si po ecën koordinimi mes njësive policore dhe atyre ushtarake, duke pasur parasysh se kanë ardhur shumë ekipe nga jashtë në ndihmë të Shqipërisë?

Presidenti Meta: Sigurisht, ne kemi një institucion përgjegjës që është Ministria e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, që nxjerrin në mënyrë të vazhdueshme komunikata për shtyp lidhur me situatën, por edhe lidhur me koordinimin e të gjithë forcave vendase, por edhe forcave të specializuar ndërkombëtare që kanë ardhur në vend. Ajo që mund të them është që reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe i jashtëzakonshëm nga të gjitha vendet që u është kërkuar kjo ndihmë. Shpresojmë që edhe me ndihmën e tyre të përfundojmë prioritetin e parë dhe të kemi bilancin përfundimtar sa u takon viktimave, që shpresojmë të mos shtohen më.

Pyetje: A keni një koment për ndihmën që ka ardhur nga Kosova?

Presidenti Meta: Ndihma nga Kosova është shkëlqyer. Unë kam shprehur disa herë falënderime, nga dje paradite e deri në mesnatë, ku bashkë me Zv.Kryeministrin Limaj vizituam Thumanën dhe takuam trupat e specializuara të Kosovës. Ndihma është e jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet. Në drejtimin profesional, pra me ekipe mjaft të specializuara, që kanë bërë një punë mjaft të shkëlqyer, por edhe në aspektin humanitar. Nga Kosova kanë ardhur që dje ndihma shumë të konsiderueshme dhe po vazhdojnë. Pak më parë pata edhe një bisedë telefonike me Ambasadorin e Kosovës në Tiranë. Janë ndihma në të gjitha aspektet, të jashtëzakonshme dhe impresionuese. Një mbështetje plotësisht vëllazërore.

Pyetje: Zoti President, a ke informacion nëse këto tre persona që po kërkohen janë viktima apo ka ende shpresë që të jenë të gjallë?

Presidenti Meta: Nuk është detyra ime të jap informacione kaq të detajuara, por ne shpresojmë dhe nuk do ta humbasin shpresën deri në fund për të mos pasur viktima të tjera. Faleminderit!/Opinion.al


Etiketa: metandihmatermet


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Tërmeti/ Pallate të pabanueshme në Laç, 173 banesa të dëmtuara

Tërmeti/ Pallate të pabanueshme në Laç, 173 banesa të dëmtuara

Lëkundje të forta tërmeti, ja sa ballë ishte

Lëkundje të forta tërmeti, ja sa ballë ishte

Video/ Thaçi dhe Braçe ndërpresin deklaratën pas tërmetit
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}