Aktualitet

A po fillon lufta? Ja çfarë tha Obama në samitin e G20


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 02:00 - 17/11/15 |
b.f

Antalia (TURQI) – Presidenti Barak Obama deklaroi sot se Shteti Islamik është “fytyra e së keqes”, dhe se të gjitha vendet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të luftuar kërcënimin që përbën terrorizmi.

Obama foli në një konferencë shtypi të hënën në Antalia të Turqisë, në përfundim të samitit të G20. Bisedimet kishin në fokus Parisin, aty ku u vranë të paktën 130 persona t premten e javës që lamë pas.

Obama nga njëra anë thotë se duhe të bëjmë gjithçka mundemi për t’u mbrojtur kundër sulmeve mbi popujt tanë” , por nga ana tjetër u shpreh kundër ndërhyrjeve me trupa në Siri.

“Sipas meje dërgimi i trupave në Siri për të luftuar kundër ISIS do të ishte gabim. Jo për shkak se ushtria jonë nuk mund të marshojnë në Raqqa por për shkak se ne duam të përsërisim gabimet e së shkuarës”, tha Presidenti Amerikan.

Obama do të fluturojë nga Turqia në Filipine për bisedime me udhëheqësit e Azisë.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas