Aktualitet

Profecia tronditëse e Nostradamusit për Francen dhe luftën në Europe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 02:30 - 17/11/15 |
b.f

“Lufta e madhe do të fillojë në Francë dhe më pas gjithë Europa do të goditet. Ajo do të jetë e tmerrshme dhe e gjatë për të gjithë. Më në fund do të vijë paqja por do jenë të paktë ata që do ta shijojnë”, shkruan Nostradamus.

Pas ngjarjes së Parisit fjalët e Nostradamus të fusin të dridhurat. Frika që ekziston në Europë është e dukshme dhe çdo vend është i trembur se mund të jetë objektivi i ardhshëm i ISIS.

Në profecitë e tij flitet edhe për një sulm të mundshëm mbi Romën.

“Kuajt e kozakëve do të pijnë ujë në burimet e Romës. Roma do të zhduket dhe zjarri do të bjerë nga qielli duke zhdukur qytetin. Çdo gjë do të humbasë dhe do të shihen vetëm vrasje”, shkruante Nostradamus.

Ai vazhdon më tej parashikimin e tij ogurzi.

“Të drejtët do të vuajnë shumë. Roma do të humbasë besimin dhe do të bëhet foleja e Antikrishtit. Djajtë do të shkaktojnë rrëmujëra dhe njerëzit do të bëhen perversë gjithnjë e më shumë”, shkruante Nostradamus.

Është e vërtetë që këto fjalë janë shkruar pesë shekuj më parë por duke parë ngjarjet e fundit rezultojnë gjithmonë e më shqetësuese.

KOMENTO (6)

Shkruaj nje koment

  1. O ju njerez qe çdo dite e me shume besoni marrezirave te kesaj natyre, besoni e terhiqeni gjithmone nga ana e gabuar, Nostradamusi nuk ka qene gje tjeter perveçse nje lexues e predikues pleh i librave te trasheguar nga familjaret e tij qe shfrytezoni dhe zotronin anen me te keqe te magjise! A e dini qe çifutet po udheheqin boten, a e dini qe edhe peraonat me te zellshem e me te drejte avash avash po marrin mesime te keqija e po mendojne vertete per keq e vetem per keq!? Vetem e vetem akuzojne fene islame! Cila eshte arsyea!? Po pra PO, arsyea vetem per tiu shmangur te drejtes e t’vertetes se fesë islame! Islami denon çdo lufte, terrorin mbi te pafuqishmin, terrorin mbi te dobtin e t’pafajshmin, gra femije e pleq! Profeti Muhamed a.s paqja qofte mbi te ne hadithet e tij permend qarte qe islami ka 0 tolerance nga terrori e gjithshka rrjedh pres saj!
    O ju njerez hapni syte e kuptoni dicka, mos e perqendroni vemendjen tek nje grup te rinjsh te cilet bejne veprime te pamatura e te pamendura ne emrin e fese ISLAME, feja islame nga vet kuptimi ^islam^ dmth PAQE.
    All-llahu e di mese miri.

  2. Ne token ku nuk shkel kush vec hajdutve(grekeve). Aty do sulmojne me guxim armikun qe vjen nga lindja(siria)Luani,Marsi,Ujori dhe shqiptari. Dhe do triumfojne. Bajraktari (edirama eshte nga mirdita)do shkoje ne rome(bruksel)dhe do kapi langresin nga fyti. Ai nuk do ti fali askujt vuajtjet e popullit te tij. Si thoni mund t’ja kem fut dhe kot por nostradamus keshtu ka thene.

  3. Parashikimi i dikujt është i vërtetë për kohën që ai jeton.. Nostradamus ka thënë 1000 profeci dhe 1000 të pa vërteta.. Pse nuk meren me to, por meren me disa koçidenca..

  4. Parashikimet e Nostradamusit mund te ken qen edhe per L1B ose L2B gje qe mund t jet reale. Mos harroni qe gjermani arriti te pushtoj Parisin. Dhe gjith EU u perfshi ne luft.
    Pra mos u beni kaq pragmatist

Pas