InstaBIZ

A do të rikthehet seriali “Friends”? Flet producentja


               Publikuar në : 22:25 - 13/03/19 |
xhu lia

Shumë nga fansat e serialit “Friends” kanë shprehur dëshirën që të realizohet një edhe njëherë seriali i njohur që i mbajti të mbërthyer të gjithë për vite me radhë.

Entuziasmi i fansave u rrit edhe më tepër në çastin kur u tha në media se aktorja Jennifer Aniston dhe kolegët e saj e dëshiron një rikthim të tillë.

Megjithatë duket se këtyre thashethemeve i ka kthyer njëherë e mirë përgjigje producentja e serialit, Marta Kuaffman, e cila u shpreh se nuk do të ketë një kthim të serialit.

Ajo u shpreh se një nga arsyet se përse ky serial nuk do të kthehet ka të bëjë pikërisht me konceptin e miqësisë që nuk është më si dikur, në kohët kur është transmetuar “Friends”.

Sipas producentes seriali kishte të bënte me një kohë kur miqtë konsideroheshin shumë të rëndësishëm dhe sot nuk do të kishte të njëjtin entuziasëm./Xh.K/Opinion.al

Pas