Sport

Zidane trajner i Real Madridit, por sot për të ka folur veshja e gabuar


               Publikuar në : 23:04 - 13/03/19 |
xhu lia

Ish-futbollisti i njohur Zinedine Zidane do të rikthehet në pankinën e skuadrës së Real Madridit si trajner i saj. Por ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje në daljen e tij për t’u konfirmuar si trajner i Real Madridit ka qenë pikërisht veshja. Francezi kishte zgjedhur një palë xhinse të ngushta (skinny) një xhaketë dhe një palë atlete por pa çorape.

Paraqitja e tij është komentuar negativisht nga mediat, duke e quajtur veshjen e tij të papërshtatshme. Ekspert të modës janë shprehur pas fotos së Zidane se për vajzat veshja e xhinseve të ngushta është mjaft e përshtatshme ,ndërsa tek meshkujt një veshje e tillë i bën të duken qesharakë.

Sipas tyre veshja e këtyre xhinseve nga Zidane është një gabim, e sidomos për një event të tillë si marrja e detyrës së trajner i Real Madridit. Megjithatë sigurisht që veshja e Zidane nuk ka kurrfarë rëndësie përpara detyrës që ai ka për të forcuar skuadrën e Real Madridit, e cila këtë sezon ka pasur mjaft humbje./Xh.K/Opinion.al/

 

Pas