Sport

Barcelona pa surpriza ndaj Lyon, Bayern ikën në shtëpi


               Publikuar në : 22:59 - 13/03/19 |
geliano fataj

Me dy golat e Lionel Messit, një nga Coutinho, një nga Gerard Pique dhe Ousmane Dembele që i vuri vulën, Barcelona fitoi bindshëm në përballjen ndaj Lyon për raundin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Me një Messi në super formë, Barcelona nuk e vuri kurrë në dyshim fitoren, ndërsa për Lyon shënoi Lucas Tousart.

Ndërkohë e dhimbshme ishte sfida nga krahu tjetër mes Bayern München dhe Liverpool, që përfundoi me rezultatin 1-3. I pari që shënoi për anglezët ishte Sadio Mane, ndërsa më pas topin në rrjetë e çoi Virgil van Dijk.

Por goli që “goditi” gjermanët erdhi sërish nga Sadio Mane. Përballja e parë mes tyre përfundoi në barazim 0-0, teksa tani Liverpool e shikon veten në fazën tjetër. Skuadrat çerekfinale në UEFA Champions League janë Tottenham Hotspur, Manchester City, Manchester United, Juventus, Porto dhe Ajax. /Opinion.al

Pas