Aktualitet

A do të ketë rritje të çmimit të energjisë? Rama prezanton planin me 3 pika


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:54 - 09/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama prezantoi planin e qeverisë me tre pika pas shpalljes një ditë më parë të emergjencës për furnizimin me energji elektrike.

“Ka tre pika. E para garantimin pa ndërprerje të energjisë. Mbrojtja e familjes dhe bizneseve të vogla nga rritja e çmimit të energjisë.  E treta garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun. 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln euro tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2″, tha Rama.

Ditën e djeshme Rama tha se kriza energjitike parashikohet që të zgjasë deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa nga ana tjetër Rama siguroi se kriza nuk do të ndikojë në ndërprerjen e energjisë elektrike, ashtu siç është parashikuar në planin me tre pika./Opinion.al

Pas