Më datë 27 mars nisin kualifikueset për “Euro2024 dhe sfida e parë e kombëtares shqiptare do të jetë në transfertë kundër Polonisë e cila konsiderohet si rivali ynë kryesor në Grupin E.
Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë për teknikun brazilian Sylvinho në krye të pankinës së kuqezinjve i cili ka për objektiv dërgimin e Shqipërisë në kampionatin evropian.
Ditën e sotme, trajneri Sylvinho ka bërë publike listën e lojtarëve që ka vendosur të grumbullojë për përballjen kundër Polonisë. Në të bien në sy emra të rinj, si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti, ndërsa pjesa tjetër mbetet thuajse e pandryshuar nga grupi që na përfaqësoi në Ligën e Kombeve.
Lojtarët e grumbulluar:Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ditën e shtunë, trajneri i kombëtares Sylvinho të dalë në një konferencë për median në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ku do të flasë për zgjedhjet e tij dhe për objektivat në këto kualifikuese dhe sfidën me Poloninë.